USHT :: Fakulteti Ekonomik :: Struge

Mendje të ndritura për ardhmëri të ndritur

  • Kalendari

    July 2014
    M T W T F S S
    « Dec    
     123456
    78910111213
    14151617181920
    21222324252627
    28293031  
  • Jepni emailin tuaj qe te regjistroheni per ti pranuar shpalljet apo rezultatet drejperdrejt me email.

    Join 11 other followers

Miresevini ne Fakultetin Ekonomik – Struge

Posted by ekobiz on 15/12/2009

Universiteti Shtetëror i Tetovës, që nga themelimi i tij në vitin 1994, mbetet institucioni më i madh i arsimimit të lartë të shqiptarëve në Maqedoni. Ky tempull i diturisë vazhdon të zgjerohet. Kështu nga viti akademik 2009/10, ky universitet disperzon studimet e Fakultetit Ekonomik në qytetin pitoresk të Strugës.

Ne idealin e Fakultetit Ekonomik procesi mesimor zberthehet ne: kuptimin e tij mbi qellimin dhe detyrat e saja. Ne kete koncept kane ndikuar tre faktor: rrethanat historike te vendit dhe kushtet, sistemet universitare europiane perparimtare dhe frymosja me ekonomine e tregut qe eshte realitet. Ne Fakultetin Ekonomik ekziston nje entuziazem i madh i potencialit intelektual ne mes profesoreve, asistenteve, studenteve dhe personalit tjeter. Fakulteti Ekonomik ka bashkepunim te frytshem me universitete dhe qendra universitare te Republikes se Maqedonise, Shqiperise, Kosoves, Bullgarise, Universitetin Stafordshire te Anglise, Universitetin e Lire te Brukselit, Universitetin Vaxjo Suedi, Universitetin e Lire te Berlinit, Fakultetin Ekonomik te Mariborit, Fakultetin Ekonomik ke Zagrebit etj.

Vizioni yne eshte:

  • -programe te targetuara sipas procesit te Bolonjes
  • -hulumtime interdisciplinare qe adresojne nevojat e paraqitura per njohuri te reja
  • -ambient dinamik dhe intelektual qe stimulon aktivitetet mesimore per te gjitha fakultetet dhe studentet
  • -kreativitet, inovacion dhe humanitet
  • -profesore me pervoje kombetare dhe nderkombetare
  • -permiresim te organizimit te administrimit dhe udheheqjes duke u bazuar ne standardet europiane





  • Posted in Uncategorized | Comments Off

     
    Follow

    Get every new post delivered to your Inbox.